Meta: Afera e inceneratorëve e mirëmenduar që kur PS ishte në opozitë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se afera e inceneratorëve ka qenë e mirëmenduar, që kur PS-ja ishte në opozitë.

Në një dalje për mediat, Meta tha se Rama do që të hajë të gjitha ‘kumbullat’ për vete dhe shokët e tij të shkojnë në burg.

“Denoncimet e para për aferën e inceneratorëve kanë ardhur nga LSI. Unë si president i kam denoncuar para zgjedhjeve të 2021. Dhe ish-LSI, e ka denoncuar. Disa ish-ministra, ish-drejtorë janë ndaluar për përgjegjësi individuale, kjo përgjegjësi vazhdon. Kemi të bëjmë jo vetëm me përgjegjësi individuale, por dhe kolektive, për shpërdorimin e fondeve publike. Rama do që të hajë të gjitha kumbullat, kurse shokët e tij të hanë burgun. Afera e inceneratorëve është e mirëmenduar, e strukturuar, që në kohën kur PS ka qenë në opozitë. Të gjithë shohin që në dokumente, se si ka funksionuar kjo aferë dhe se si një grup i strukturuar ka vënë në lëvizje shtetin, ministritë, institucionet”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?