FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta dhe Berisha darkojnë në Baku, Azerbajxhan

Shumëherë flitet se Meta dhe Berisha janë miq dhe aleatë. Sikurse ka edhe diversione se ata u zunë për dekretin e Stambollit.

Por foto e publikuar sonte nga Baku (Azerbajxhan) tregon se Presidenti Meta dhe kryetari i PD, ish-kryeministri Berisha, janë duke darkuar bashkë.

Atje zhvillohet një aktivitet ndërkombëtar, realisht. Por që kanë marrë udhën kaq larg e disa orë udhëtimi me avion që të darkojnë bashkë, kjo nuk mbetet rastësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eshtë folur për një FRONT OPOZITAR pas 24 korrikut kur Meta largohet si President dhe me sa duket sonte po gatuhet në Baku, aleanca e re kundër kryeministrit Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sejcili veçmas e “plagos” kryeministrin, por të dy bashkë janë të rrezikshëm për qeverinë e Ramës. Me sa duket do kemi vjeshtë të nxehtë dhe jo të lehtë për kryeministrin Rama dhe mazhorancën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?