Meta flet pas takimit me Berishën: Rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u shpreh se “rruga e protestave është e domosdoshme”.
“Për të bashkëpunuar më shumë dhe me të gjitha zhvillimet e reja e me fillimin e sezonit të ardhshëm parlamentar. Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi për mbështetjen e protestave, jo vetëm të iniciuara nga PD-ja apo partitë opozitare, por edhe nga qytetarët dhe padyshim që dhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme, ku e gjithë shoqëria duhet të shprehë ndjeshmërinë e saj për këtë situatë dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit”-tha Ilir Meta.
KOHA JONË SONDAZH

