FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta nuk është me Bashën, darkon me ministrin e jashtëm sllovak

Nisja e Ilir Metes sot me linjen austriake per Vjene dhe ku ka qendruar per mbi 30 minuta  me liderin e PD-se Basha ne sallen VIP duke folur koke me koke ka sjelle jo pak shqetsime ne seline e PS-se. Aq me teper se kohet e fundit miqesia me Bashen eshte shtuar, edhe ne publik.

Por veshet e PS-se kane qene ngrehur gjate gjithe darkes derisa merret vesh se Ilir Meta ka darkuar me ministrin e jashtem sllovak Lajcak dhe jo me liderin e PD-se Basha. Te gjitha hamendjet ishin se Meta dhe Basha kishin vajtur per te folur veçmas syve te Tiranes. Por fakti qe Meta nuk ka qendruar ne Vjene por ne Sllovaki ka bere qe te ulet tensioni ne zyrat e kryeministrise.

Sllovakia ka presidencën e rradhës në BE që prej muajit korrik. Takimi privat Meta- Lajčák, vjen në një kohë kur BE po kërkon nga politika në Tirane mirëkuptim për miratimin në gusht të ligjeve që shoqërojne amendamentet kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nderkohe Ilir Meta do udhetoje naten nga Sllovakia ne Vjene e me pas direkt per Tirane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?