Meta: Pas 24 korrikut, angazhim i ri e përgjegjësi të reja

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka thënë se nuk ka asnjë interes se kush do të jetë pasardhësi i tij pas 24 korrikut.

“Lidhur me çështjen e presidentit të ri, nuk përbën asnjë interes konkret për mua, është shumë e qartë që mazhoranca aktuale, për shkak të 25 prillit i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur një president të saj, nuk shoh arsye për tu bërë pjesë e një argëtimi publik lidhur me çështjen e presidentit. Siç ju kam premtuar, mandati mbaron me 24 korrik, pastaj me 25 korrik nis me angazhime të reja. Nuk kam asnjë emër, për mua e rëndësishme është që të respektojë kushtetutën dhe të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e Republikës dhe të popullit shqiptar, të udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?