Meta: Të ndërtojmë ura dhe jo mure. Fjala vret më shumë se plumbi

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë sot apel për më shumë bashkëpunim mes forcave politike. Ai ka marrë si shembull ndarjen që krijohet shpesh jo vetëm në Qeverinë qendrore, por edhe në atë vendore.

“Dikush më tha aty kur hymë tek ura se këtu ndahemi me Xhelal Mziun, ngaqë është Bashkia e Kamzës.

Edhe unë nuk e prisja kurrë këtë ide që po ndahemi. Këtu bashkohemi se prandaj është ura, i thashë. Për të bashkuar. Të gjithë për Bashkinë jemi, nuk ka asnjë për përçarje. Por ka shumë rëndësi edhe sesi flasim sepse shqiptarët nuk janë edhe kaq modern, trendi si Lali Eri, janë pak tradicional. Kemi një fjalë ne që jemi si malësor nga veriu apo jugu: “Fjala vret më shumë se plumbi”. Dhe në fjalën e fundit e kemi të parën. Jo, ne  politikanët duhet të flasim me vepra”,-tha Ilir Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto deklarata, kreu i LSI-së i bëri gjatë inspektimit të punimeve për rrugët e reja në Zall Herr, ku ndodhej bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?