FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta: Zgjedhjet janë për qytetarët. Nuk bëhen për opozitën dhe as për pozitën

Kreu i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi sot një bashkëbisedim më të rinj e Njësisë 1 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij me të rinjtë, Meta u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike, pasi proceset zgjedhore bëhen për qytetarët dhe jo për partitë politike.

“Ne duam që zgjedhjet të bëhen të lira, bëhen as për opozitën as për pozitën nuk. Zgjedhjet bëhen për qytetarët shqiptar, janë ata që votojnë, që vendosin”,- tha Meta.

Kreu i LSI-së u shpreh se klima politike duhet t’i shërbejë stabilitetit të vendit. “Zgjedhjet duhet të bëhen në mënyrë më të qetë dhe më demokratike. Çdo lloj destabiliteti, është kosto për vendin. Çdo lloj konflikti, është kosto për çdo qytetar, familje, dhe  të rinjtë”,- u shpreh kreu i LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?