Ministri britanik i emigracionit me një gjuhë urrejtje: “Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”! Reagon qeveria shqiptare
Nuk ndalon gjuetia në Britani kundër shqiptarëve.
Ministri britanik i emigracionit, Robert Jenrick ka bërë deklaratë shokuese kundër shqiptarëve.
Për këtë ka reaguar ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka: “E tronditur dhe pa fjalë kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjerueshme.
“‘Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”’!
Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve.
Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, shkruan Xhaçka në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

