Ministri britanik pro Ramës: Me shqiptarët kemi përdorur gjuhë të papërshtatshme

Ministri konservator britanik Graham Stuart është distancuar nga deklaratat e koleges së tij, ministres së Brendshme Suella Braverman e cila tha se Britania e Madhe “po pushtohet” nga emigrantët e paligjshëm shqiptarë, duke nxitur edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi të ndalohet gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Ministri Graham Stuart pranoi se “gjuha e papërshtatshme” është përdorur në debatin e emigrantëve pas kritikave të Ramës për Ministren e Brendshme britanike.

Ministrja Braverman është kritikuar pasi foli për një “pushtim” në bregdetin jugor të vendit duke bërë përgjegjës shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Rama u shfaq në një intervistë në BBC Newsnight, ku me një gjuhë të ashpër i kërkonte qeverisë britanike të gjente “kokat e kurbanit” për polikat e saj të dështuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?