FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Bushati kthen përgjigjet e kërkuara në Presidencë

Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme dhe Europës, i është përgjigjur kërkesës së Presidentit Ilir Meta, lidhur me detajimit që presidenca kërkoi para se të japë Plotfuqishmërinë për grupin e negociatorëve që do të ulen me palën greke për të arritur marrëveshjen për disa çështje të lënë pezull mes dy vendeve.

Siç bëhet me dije, informacioni i përpiluar nga Ministria e Jashtme për kërkesat e Metës, është dorëzuar ditën e sotme në Presidencë. Nuk dihet nëse kthimi i përgjigjes mbi temat e ngritura nga Meta, është diskutuar ditën e sotme në takimin që ky i fundit ka pasur me kryeministrin Edi Rama.

Kjo është hera e dytë, që Bushati detyrohet të japë llogari tek Meta, lidhur me procedurat dhe metodologjinë që do të përdoret në negociatat me Greqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para se kreu i Shtetit të vendosë për dhënien apo jo të Plotfuqishmërisë, ka zhvilluar disa takim konsultative me ish-presidentët, si dhe me kreun e Komisionit të Jashtëm, dhe nën/kryetarin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?