Ministri Gjiknuri citon deklaratat e ish-ministrave të LSI

Debati i madh për taksën e Rrugës së Kombit po shkakton polemika të forta mes palëve shqiptare dhe kosovare. Po kështu edhe mes opozitës dhe pozitës. Taksa ka shkaktuar edhe reagim të shoqërisë së autobuzave dhe kamionëve, por në çdo vend europian rrugët janë me pagesë, pra me taksë-tarifë mirëmbajtje.

Realisht nuk jemi mësuar për të paguar si popull taksa të tilla, por rregullat kapitaliste e rrokin brenda vetes këtë taksë, pasi duhet për mirëmbajtjen e rrugës.
Në parlament këtë të enjte debati filloi me ministrin e Transportëve dhe Energjitikës e ku kishte të bënte me vendosjen e kësaj takse rruge. Ministri shpjegoi në pikëpamjen financiare vendosjen e taksës, por ai kishte gjetur fjalë e deklarata të parardhësve të tij, ministrat e LSI si Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj, të cilët kishin deklaruar kur ishin në detyrë ministrore se duhet vendosur sa më shpejt taksa e Rrugës së Kombit.

Ministri Gjiknuri kishte gjetur deklarata edhe te ish-ministrit të LSI, Ylli Manjani që kërkonte vendosjen e taksës për ta mirëmbajtur. Por edhe nga ish-kryeministri Berisha. Këto citime në ligjeratë të drejtë nga ministri Gjiknuri sollën heshtje në sallën e Kuvendit. Reagoi ish-ministri Haxhinasto, i cili nuk mohoi deklaratat e tij kur ishte ministër, por kërkoi që çmimi të rishikohet pasi është i lartë. Gjithashtu ish-ministri Haxhinasto theksoi se nuk duhet të paguajë komuniteti i zonës si dhe ata që kalojnë shpesh të kenë ulje çmimi dhe abone.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu edhe kryeministri Rama citoi fjalët e ish-kryeministrit Berisha për vendosjen e kësaj tarife shërbimi si dhe lavdëroi çka kishte filluar si punë ish-ministri Transportëve Haxhinasto (LSI) për vendosjen e kësaj tarife.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?