Ministri Xhafa niset për Itali. Të gjithë me vesh në krah për qëllimin e vizitës

Ministri Fatmir Xhafa është nisur për në Itali. Mediat po hamendësojnë për këtë vizitë të pa paralajmëruar nga zyra e shtypit e ministrisë. Në ditët kur nga Italia po mbërrijnë dosje për çështjen e dosjes së ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në lidhje me hetimet e prokurorisë së Catanias, nisja papritur e ministrit Xhafa ka hedhur në tregun mediatik në darkë se ai ka shkuar për të negociuar me porosi të kryeministrit Edi Rama për të mbyllur vargun e zarfave me dosje që po vijnë nga Italia për hetimin e deputetit Tahiri.

Por një burim i “Koha Jone” tregon se ministri Fatmir Xhafa ndodhet në këto momente në Trieste (Itali) në krah të ministrit të brendshëm italian zotit Cutillo në takimin e ministrave të brendshëm të BE.

Por prapë dyshimet mediatike thonë se mundet, natën, ministri i brendshëm të niset për Catania për të gjetur mënyra bllokimi për hetimin e ish-ministrit Tahiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flitet nga burime që nuk duan të identifikohen se ministri i brendshëm shqiptar është në survejim të plotë nga shërbimet intelegjente shqiptare se me cilët takohen në Itali. Mësohet se tre agjentë sekretë shqiptarë ndodhen në Trieste, ku ndodhet Ministri Xhafa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?