Ministria e Jashtme: Çështjeve të ngritura nga Presidenti do t’u përgjigjemi në rrugë institucionale
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta lidhur me transparencën e munguar për paktin detar me Greqinë.
Zëdhënësja e MEPJ, Edlira Prendi thotë se “Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces. Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi dhe institucionalizëm”.
Deklarata e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme:
“Në përgjigje të intersimit të mediave, zëdhënësja në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi, dëshiron të bëje me dije se:
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.
Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.
Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi dhe institucionalizëm”.
Presidenti Ilir Meta: Kushtetuta, vija e kuqe për marrëveshjen e detit me Greqinë
KOHA JONË SONDAZH

