Ministria e Jashtme: Negociatat me Greqinë vazhdojnë

Ndonëse ishte parashikuar që marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë të firmosej gjatë muajit korrik, gjasat janë që diçka e tillë të mos ndodhë.

Marrëdhëniet e acaruara mes qeverisë dhe opozitës rreth çështjes së emrit të Maqedonisë, ka bërë që qeveria e Aleksis Cipras të shtyjë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me Shqipërinë.

Sipas gazetar kryesore në vendin fqinj, Kathimerini zyra e kryeministrit grek po pret për ratifikimin e marrëveshjes së emrit në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqi, përpara se të merret me çështjet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por theksohet se negociatat mes Athinës dhe Tiranës do të vazhdojnë – në veçanti, ato mes komisioneve që merren me përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike të të dy vendeve ndërsa përmendet edhe hezitimi i presidentit te Shqipërisë Meta për marrëveshjen e detit

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përpjekja e dy vendeve është penguar në të kaluarën për shkak të mosmarrëveshjeve politike brenda Shqipërisë. Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shfaqur hezitimin për të ratifikuar një marrëveshje të EEZ ndërsa Kryeministri Edi Rama është shumë më i gatshëm.”

Ndërkaq, e kontaktuar nga Vizion Plus, Ministria për Europen dhe Punët e Jashtme ka nënvizuar se procesi vijon dhe se palët janë ne komunikim te vazhdueshëm për te gjitha çështjet e paketës me Greqinë.

Përveç heqjes së ligjit të luftës, Greqia gjithashtu dëshiron të sigurojë të drejtat e grekëve në Shqipëri nënvizon gazeta ndërsa thekson se qeveria e Cipras ka mohuar kategorikisht se çështja e mprehtë e çamëve  te jete pjese e negociatave.

Mediat greke shkruajnë se deri më tani të dyja palët kanë bërë përparim në të ashtuquajturat çështje me prioritet të ulët ku përmenden heqja e taksave konsullore për shqiptarët në Greqi, njohja e lejeve të drejtimit apo procesi e kërkimit të eshtrave të ushtarëve te rene gjate luftës italo-greke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?