Ministrja Balluku flet për parqet Eolike: Do të vihen në punë në 2025-ën

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se në kuadër të menaxhimit të krizës energjetike qeveria synon të ulë me 15% konsumin e energjisë për çdo ndërmarrje apo institucion shtetëror.

Sipas Ballukut ulja e konsumit për institucionet shtetërore përkthehet në ulje totale të konsumit të energjisë me 5% në vendin tonë për një vit.

Duam të ulim me 15% konsumin e çdo ndërmarrjeje apo institucioni shtetëror krahasuar me një vit më parë. Nëpër institucione do të ketë administrator energjie për të mbikqyrur eficencën e energjisë elektrike në institucion. Ky është targeti që do ti vendosim çdo institucioni. Ky konsumi korrespondon me 5% konsum në rang vendi. 1 % është i barabartë me 28 milionë euro kursim në vit”, tha Ballluku në ankandin për energjinë eolike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balluku tha se do të ndërtohen disa parqe Eolike dhe se pritet të vihen në funksion në vitin 2025, teksa pohoi se marrëveshja e arritur me SHBA për TEC-in e Vlorës do të nisë në janar të vitit 2023.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?