Ministrja e arësimit paralajmëron shkarkimin e rektorit të UT

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla gjatë emisionit ‘Tonight Ilva Tare’ ka deklaruar se nuk e përjashton si mundësi shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit, pas përplasjes që ky i fundit ka pasur me dekanët e 4 fakulteteve.
Nikolla është shprehur se nuk do ishte herezi nëse do të shkarkonte Konin, ndërsa ka shtuar se më parë ka kërkuar edhe shkarkimin e rektorëve.

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e rektorit?

Nikolla: Nuk është herezi të zbatosh pikën 7.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tare: Do ta zbatoni?

Swiss Digital Mobile Reklama

Nikolla: Sigurisht që po. Nuk është kjo prirja në këtë moment. Unë jam ministrja e Arsimit që kam kërkuar shkarkimin e dy rektorëve mandatin e shkuar. Një është shkarkuar, tjetri është refuzuar nga Presidenti. Edhe kur rektori refuzonte, kam respektuar gjithë të drejtën e tij për t’u mbrojtur.

Prej disa muajsh në Universitetin e Tiranës ka pasur përplasjes mes rektorit dhe dekanëve të fakulteteve, ku ata i kanë kërkuar shkarkimin e Konit ministres së arsimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?