Ministrja Nikolla kërkon takim, studentët e refuzojnë: Duam zgjidhje, jo negociata

Ministrja Nikolla ka kërkuar një përfaqësi nga studentët për të negociuar për tre kërkesat e tjera, por ata kanë refuzuar.

“Jo grup pune, pasi nëse bëhet kjo gjë do të ketë përçarje. Ne kërkojmë të dalë ministrja, të vijë këtu. Nëse nuk pranon, ajo le të zgjedhë një vend tjetër që të na mbajë të gjithëve ne. Nuk pranojmë grupe për negociata, pasi e dimë si qëndron puna, po të krijohen grupe do të futet politika në mes. Të plotësohen të gjitha kërkesat tona” thonë studentët.

Ajo e ka quajtur jo etik faktin që ti takojë në shesh. Deklarata është bërë në një aktivitet në Parlament. Nikolla është pyetur për protestën e studentëve, të cilët janë çuar në një lëvizje të fuqishme në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam e gatshme të takohem kudo me studentët, por nuk është etike që unë të shkoj në shesh tek ata”, ka deklaruar Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?