Ministrja Xhaçka: Shqipëria nuk njeh aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediat se Shqipëria nuk do të njohë aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e qeverisë shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

