Mirëmëngjes nga Rama: Ndihma ekonomike s’është zgjidhje

Edhe kjo e martë nuk mund të kalojë pa urimin e mëngjesit që tashmë është kthyer në një ritual nga kryeministri Edi Rama. Këtë mëngjes, Rama i ka uruar mirmëngjes shqiptarët me historinë e Sugare Stafës nga fshati Bushnesh i Krujës, për t’ë treguar se ndihma ekonomike nuk është zgjidhje.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë shprehje të së vërtetës së thjeshtë se puna me një rrogë sado të ulët, sjell shumëfish më tepër në familje se sa ndihma ekonomike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Në video, Sugare tregon se merrte 38 mijë lekë ndihmë ekonomike, ndërsa pas aplikimit në zyrën e punës tashmë ka një punë në një fabrikë çantash me një rrogë 240 mijë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihma ekonomike ka qenë muajt e fundit në fokusin e opozitës, sipas të cilës mijëra familje janë përjashtuar pa të drejtë nga kjo skemë. Ndërsa kryeministri Rama i mëshon faktit se njerëzit duhet të kërkojnë punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?