FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mirushi përveçse një aktor i talentuar, është një njeri i rrallë

Nga Endrit Shabani-
Mirushi përveçse një aktor i talentuar, është një njeri i rrallë.
Prej tij kam mësuar shumë por do veçoja dy gjëra:
E para, modestia. Para çdo shfaqjeje Mirushi është i emocionuar si një student dhe përgatitet deri një sekond përpara se të dalë në skenë. Ai nuk lejon kurrë që talenti, fama apo eksperienca e profesionistit t‘i japë “vetëbesimin” e arrogancës. Ai e respekton audiencën dhe e çmon profesionin e tij me të njëjtin entuziazëm që ka njeriu në fillimet e veta.
E dyta, optimizmi. Pavarësisht problemeve që i sjell jeta, përfshi ato shëndetësore, Mirushi ka një optimizëm të rallë. Atëherë kur shumë moshatarë të tij do preferonin një regjim shtrati Mirushi bënte 2km not çdo mëngjes. Tani kur shumë të rinj zgjedhin të ngrohtin e shtëpisë Mirushi bën 7km ecje çdo ditë.
Dhe kjo këmbëngulje për të ecur përpara e ka bërë të kapërcejë sfida që shumë të tjerë do i kishin humbur. Ky pasion për jetën e ka krhyer në një model që inspiron jo vetëm për mes artit të tij, por përmes shembullit që jep me jetën e vet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?