Monika Kryemadhi: Të mbajmë amanetin e Dëshmorëve për një Atdhe të mirë

Pasi mbajti dje Konventën Kombëtare të LSI dhe pas një fjalimi brilant e elektrizues para Konventës, Monika Kryemadhi ka postuar sot status për Ditën e Dëshmorëve. LSI mbetet e vetmja parti që flamurin e ka ngjyrë krejt të kuqe si vetë gjaku i Dëshmorëve të Atdheut.

Ja postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në 5 maj i gjithë Atdheu mban frymën në respekt të pafund për të rënët për atdheun, martirët e kombit që sakrifikuan jetën e tyre e në emër të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lufta për çlirimin e atdheut gjaku i derdhur, jetët e flijuara dhe sakrificat sublime për lirinë e tij, janë gdhendur si dëshmia monumentale e një populli që ka luftuar në mënyrë të paepur me pushtuesit gjatë gjithë historisë së tij.
Nderimi ndaj dëshmorëve, është nderim për historinë e popullit, por është edhe një referencë krenarie, që na frymëzon për ta mbajtur të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut!

#ShqipëriaShtëpiaJuaj????

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?