Mos falsifikoni firmat e njëri tjetrit, artistë!

Emri i të njohurit të artit shqiptar, Pirro Mani ishte në krye të listës me 65 emra, që ishin shprehur hapur pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, për ndërtimin e një teatri të ri, por pa cenuar asnjë cm nga trualli ekzistues që i takon teatrit.

Letra me emrat e artistëve të njohur, apo edhe të rinj, iu përcoll dje krerëve të shtetit. Pas kësaj, vjen reagimi i bashkëshortes së Pirro Manit, aktores aq të dashur për shqiptarët, Pavlina Mani, e cila në një prononcim për “Shekulli” thotë se i shoqi nuk ka vënë asnjë firmë, e as është shprehur për shembje teatri.

Reagimi i plotë i Pavlina Manit

Swiss Digital Desktop Reklama

Përderisa në këtë punë paska futur hundët politika, ne nuk prononcohemi për asgjë. Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që nuk ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë venë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë. Ne nuk merremi me këto gjëra, dhe në plan të parë nuk është fare çështja te ndërtimi i Teatrit, atje bëhet luftë politike dhe ne jemi kundër politikës, me asnjë parti nuk jemi. Si Pirro, si unë! Ne jemi astistë, nuk jemi politikanë.

Ne nuk jemi as për prishjen e Teatrit. Ne jemi për Teatër, të ekzistojë teatri të ekzistojë edhe një teatër i ri, një godinë e re, të ekzistojnë 2- 3 teatro për Tiranën, se e meriton ai vend keto tetro siç i ka gjithe bota.

Edi Rama e kalon ligjin pa njoftim

Qeveria ka miratuar ligjin e jashtëzakonshëm për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Projekt-ligji i propozuar nga Mirela Kumbaro dhe i mbështetur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është bërë publik në faqen e kryeministrisë.

Duke shmangur procedurat ligjore ekzistuese për menaxhimin e pronës publike si dhe ligjin ekzistues të partneritetit publik-privat, qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin e jashtëzakonshëm për t’i dhënë kompanisë Fusha sh.p.k pa garë tokën e Teatrit Kombëtar.

Prona publike në Shqipëri i nënshtrohet procedurave ekzistuese ligjore në rastet e privatizimit apo ‘partneritetit publik privat’, procedura që imponojnë së paku nevojën e një gare mes subjekteve të ndryshme të interesuara. Por jo në rastin e Teatrit Kombëtar.

Qeveria ka vendosur të anashkalojë ligjet ekzistuese të vendit për të propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm, një praktikë që ngre pikëpyetje shtesë për klientelizëm dhe parapërcaktim të fituesit jashtë procesit normal ligjor.

Projekti i qeverisë për të shembur Teatrin Kombëtar për llogari të një kompanie private, e cila ka në plan të ndërtojë një bllok pallatesh, ka hasur kundërshtitë e forta të komunitetit të artistëve, të cilët argumentojnë se projekti i të ashtuquajturit “Teatër Kombëtar” që shoqëron pallatet shumëkatëshe nuk është një teatër funksional në shërbim të teatrit, por një sajesë për të justifikuar përvetësimin e një sipërfaqeje prej mijëra metrash katrore tokë publike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?