“Muçollari”, Bramillari-Xhaçkës: Pse përfaqësoheni nga një individ me indicie?
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari në Komisionin e Sigurisë, ju drejtua ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka lidhur me përfaqësinë që ka caktuar kjo ministri për marrëveshjen me Greqinë. Sipas tij pse Ministria po përfaqësohet me një individ që ka indicie, që e ka futur edhe qeverinë në rrethin e dyshimeve të mëdha mbi paktin që prek detin.
”Mos paragjykoni pyetjen time, po ju pyes qartë a keni ju informacion me shkrim mbi pastërinë e fugurës së Artur Meçollarit? Jemi të interesuar si deputet për shkak të kësaj marrëveshje që gjithçka të jetë transparente jo vetëm për ne, por për çdo shqiptar. Keni ju informacion zyrtar me shkrim për pastertinë e Mucollarit? Pse duhet ju si ministri të përfaqesoheni me një person, ku ka indicie të tilla duke futur qeverinë në këtë debat? Nuk keni ju perfaqesues të tjerë që të përfaqësohen”?!,-u shpreh deputeti i LSI-së.
Nga ana e saj, Xhaçka u shpresh e nuk ka dokumente që njollos Meçollarin. “Nuk ekziston asnjë dokument që njollos kapitenin e Rangut të Parë Artur Meçollari. Meçollari nuk ka dosje, ka thashetheme të pavërtetuara. Pjesëmarrja e Meçollarit në takimin e Korçës është bërë me autorizimin e Ministrisë së Mbrojtjes”, u përgjigj Xhaçka.
Më tej Xhaçka tha se Meçollari ka qenë vetëm një herë në përgjim. “Meçollari nuk ka qenë disa herë në përgjim. Ka qenë vetëm 1 herë në përgjim për të vërtetuar thashethemet. Nga ai përgjim nuk janë vërtetuar akuzat për Meçollarin. Nga ai përgjim nuk është përgjuar vetëm Meçollari, por edhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja”, vijoi ministrja
KOHA JONË SONDAZH

