FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mustafaj: Rama ka frikë nga humbja, ndaj nuk pranon zgjedhje të parakohshme

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në “News24” është shprehur se pavarësisht mënyrës se si shprehet dhe kushteve që i vendos Bashës, kryeministri Edi Rama nuk është aspak i bindur se i fiton zgjedhjet.

“Rama nuk është aspak i bindur se i fiton më zgjedhjet, sepse do kishte marrë vendimin që të çonte vendin në zgjedhje. Nëse është pragmatist siç thotë, nuk do kishte aspak frikë nga zgjedhjet e parakohshme”, shprehet Mustafaj.

Ndërkohë që Mustafaj shton se Rama nuk jep mundësi diskutimi as në media, pasi shkon në studio të shajë dhe të komentojë gazetarët, por nuk bën debat dhe diskutim produktiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?