Nard Ndoka: Rama e Thaçi, dy anadollakët e Erdoganit

Deputeti i opozitës, Nard Ndoka ironizon pjesëmarrjen e sotme në Turqi të kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Ftohen dy “vëllezërit” në ceromoninë e mbretërimit  të sulltanit Erdogan, ndërsa përjashtohet “shqiptari që pin raki”, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

A po keqpërdoren Rama e Thaçi nga Taipi, në dëm të interesave kombëtare, në rrugëtimin tonë euroatlantik? Një popull që admiron haptas pushtuesit e vet, ka probleme me vetën, kur këtë e demonstrojnë drejtuesit e shtetit; është një turp institucional e kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Erdogani e ka shpallur botërisht politiken e tij për influence politike, ekonomike, kulturore dhe riaktivizimin e influencës së vjetër osmane: “Ne duhet të shkojmë kudo atje, ku kanë qenë paraardhësit tanë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata si kjo dokumentojnë strategjinë turke për të demonstruar kundërpeshën politike dhe ekonomike kryesisht në Shqipëri, Kosove, Bosnje e Maqedoni.

“Rama dhe Thaçi viktimat e radhës. Pini një gotë me raki, të shpëtoni vetën tuaj nga Erdogani, ashtu si vëllai juaj i vërtet Ramushi!”- shprehet kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?