Nata e prangave në Kukës. 23 të arrestuar, 13 në kërkim
Policia dhe forcat speciale arrestuan 23 protestues gjatë natës. Prokuroria, ka nxjerrë 36 urdhrandalimi. Familjarët e protestuesve të arrestuar gjatë natës në Kukës kanë “rrethuar” paraditen e së dielës Komisariatin e Kukësit.
Prokuroria ka lëshuar 36 urdhërarreste, ndërkohë që deri tani janë arrestuar 23 persona.
Sipas tyre, policia ka ardhur në shtëpitë e tyre natën për të arrestuar pjesëmarrësit në këtë protestë dhe thonë se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë nëpër banesa.
“Kanë ardhur me maska e na kanë trajtuar si kriminelë”, shprehen ata, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.
Në Kukës kanë shkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kanë takuar drejtorin e Policisë Kukës.
Të shtunën, protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së tarifës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë nëse ato do të rivendosen sërish në funksion.
Lexoni lajme të tjera për protestën në Kukës
Rama: Tufa e vandalëve do të marrë ndëshkimin që meriton
Malësorët nuk janë vandalë zoti Kryeministër!
Vasili: Rama e urren Kosovën, e sheh si klient
Kryebashkiaku i Kukësit: Nuk e takoj Ramën
Qytetarë dhe deputetë në komisariat: Lironi djemtë tanë
Spaho: Situata mund të eskalojë
KOHA JONË SONDAZH

