Ndërpritet sërish seanca e Kuvendit, Spaho bllokon foltoren

Është ndërprerë për të tretën herë seanca parlamentare, pasi opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u bëri thirrje deputetëve demokratë që të ulen në vendet e tyre, ndërkohë që këta të fundit nuk pranuan.

“Uluni poshtë e mos e zgjasni. Ndaj kryetar i grupit, kolegë të opozitës, ulni poshtë. Se ndryshe do të vazhdojë me çështje të tjera që kemi në rend të ditës. Atëherë zoti Gentian Sula, kryetari i këshillit të RTSh, në pamundësi që të marrë fjalës, pasi opozita ka bllokuar foltoren, ndërpritet seanca”, tha Ruci.

FJALA E EDMOND SPAHOS

Swiss Digital Desktop Reklama

Spaho:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse nuk hapen negociatat, atëherë nuk do ketë deputetë që të mbajë zemërimin e shqiptarëve, i bëj thirrje Ramës të reagojë që këto 30 ditë ti përdorë në interes të shqiptarëve e të pastrojë qeverinë.

Ku jeni ju me sekuestrimin e pasurisë së Agron Xhafajt, po me verifikimin e vendimmarrjes nga ministri Xhafaj, ku jeni?

Si mundet të pranojmë një MB që ka vëllanë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe tu themi policëve e ti pyesim me formularë a je ulur ne tavolinë me ndonjë kriminelë gjatë 25 viteve që ke shërbyer në polici.

Ju ka kapur paniku, godisni gazetere ne krye te detyres, mbyllni portale.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1898793940171778/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?