FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndërroi kartonat? Panariti: Spekulim, Bitri të dëshmojë të vërtetën

Kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin, është rrëzuar nga Kuvendi.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, pasi ju përmend emri si një nga dy deputetët e LSI-së që ndërruan kartonat për të shkaktuar këtë ngatërresë.

Duke e cilësuar si spekulim, në një postim në facebook, Panariti i bën thirrje publike ish-kolegut të LSI-së që të dëshmojë se ai përdori kartën e tij të deputetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk arrij ta besoj!! Një spekulim dhe mashtrim mjeran përmendja e emrit tim si deformues i procesit të votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, në emër të integritetit të tij të dëshmojë se ai e ka përdorur kartën e tij të deputetit në momentin e uljes në vendin e tij dhe kjo është lehtësisht e provueshme… Kaq”,-shkruan Panariti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?