FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndihma ekonomike, Salianji: Tërësisht abuzive, po përdoret për blerje vote e kërcënim

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka denoncuar sot disa raste të abuzimit me ndihmën ekonomike. Sipas Salianjit, skema është tërësësisht abuzive dhe po përdoret për blerje vote dhe kërcënim.

“Që të mos jetë abuzive publikoni kriteret e skemës, pikavarazhin konkret dhe pse e avantazhohet qytetari x dhe jo qyetetari y. Ky kontigjent ne masen me te madhe jane votues te PS, ne po kerkojme qe shteti te marre persiper detyrimin e vet jo ti trajtoje per meshire dhe as te tallemi siç bëni ju,” tha Salianji.

Sipas deputetit demokrat në qarkun e Korçës po marrin ndihmë ekonomike disa funksionar të Partisë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ja ku i keni emrat e sekretarve dhe komisionereve te partise socialiste me vila qe perfitojne dhe qytetare ne mjerim qe i keni hedhur ne meshiren e perëndisë. Qe te luftoni dembelizmin mos jepni para kot, qe te kuptojne vleren e parase rrisni pagesen dhe futini ne pune komunitare. Ndihma mos jete lemoshe por pagese diniiteti qe kushdo te kete mundesi te jetoje,” u shpreh Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?