FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndodh vetëm në Shqipëri! Për një kanal 70-vjeçari vr*et fqinjin, sherri mes tyre prej kohësh

Është e trishtë sesi vritesh në Shqipëri. Vrasja e 55-vjeçarit dhe plagosja e një tjetri nga fqinji 70-vjeçar në Laknas të Kamzës, ka ndodhur për një kanal në afërsi të banesave. Për këtë çështje tre fqinjët janë konfliktuar edhe më parë, por sot fatkeqësisht sherri agravoi dhe 70-vjeçari Marku u fut në shtëpi mori armën dhe qëlloi në drejtim të Besim Keçës dhe Shefqet Hasës i cili mbeti i vdekur në vend.

Shefi i komisariatit numër.5 Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi vrasjen në Laknas. Ai thotë se autori është arrestuar në banesë, ndërsa shkak i sherrit që degradoi deri në vrasje ka qenë për shkak të një kanalizimi të ujërave të zeza.

“Autori i ngjarjes Maliq Marku u arrestua në banesën e tij, si dhe është bërë dokumentimi i të gjithë ngjarjes. Rezulton që janë dy të dëmtuar. Shefqet Hasa që ka ndërruar jetë dhe Besim Keça që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Çiften e kishte pa leje, u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Shkak për sherrin bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza”,-tha Torba për gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?