FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshimet në statut, tërhiqet Basha, thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Kryetari demokrat Lulzim Basha është tërhequr nga qëndrimi për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, organin më të lartë vendimmarrës, përpara Këshillit Kombëtar ku do të diskutohen ndryshimet statutore.

Kryetari demokrat Lulzim Basha është tërhequr nga qëndrimi për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, organin më të lartë vendimmarrës, përpara Këshillit Kombëtar ku do të diskutohen ndryshimet statutore. Lajmi konfirmohet nga për Report Tv nga burime pranë PD-së.

Në mbledhjen e fundit të kryesisë, kundërshtarët e Bashës në PD kërkuan thirrjen e Këshillit Kombëtar, tezë e cila u kundërshtua nga Basha i cili njoftoi se Kuvendi Kombëtar i PD do zhvillohej gjatë muajit prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por duket se se Basha ka ndryshuar lëvizje dhe ka pranuar propozimin e anëtarit të kryesisë, ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Për mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk ka ende një datë, por mësohet se në këtë forum do të diskutohet paraprakisht dokumenti me propozimet e përmbledhura për ndryshimet në statut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë këshill mund të ketë propozime të reja të mund të adoptohen në statutin e ri të PD. Një nga pikat ku insiston grupi kritik ndaj Bashës është ajo e analizës së humbjes së 25 qershorit dhe procesi i rizgjedhjes së Bashës në krye të PD në korrik përballë Eduard Selamit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?