FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Në ferr shkofshin të gjitha bandat”, Berisha ironi me deklaratën e Ramës: Mallkim plakash

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të kryeministrit që bandat e krimit të shkonin në ferr.

Berisha në mesazhin e tij në ‘Facebook’ nuk ka kursyer ironinë për Ramës, që sipas tij bëri një mallkim plakash. Në këtë linjë ish-lideri i demokratëve shton se kjo është forma për të luftuar krimit.

“Rama kercenon bandat me mallkim plakash: “ne ferr shkofshin te gjithe!!” Kesaj i thone lufte kunder krimit te organizuar!?!? Sb”, citohet në mesazhin e Berishës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditën e sotme Rama gjatë një takimi me punonjës të Policisë së Shtetit bëri një mallkim për grupet kriminale, dhe vrasjeve të ndodhura në muajt e fundit. “Po vriten mes bandave, në ferr shkofshin të gjithë, por mos rrezikojnë qytetarët e pafajshëm”, u shpreh kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?