Në Kuvend, diskutohet sot për Saimir Tahirin dhe vettingun në polici
Partia Demokratike ka depozituar prej dy javësh në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për dosjen e Tahirit, pasi opozita akuzon kryeministrin Edi Rama për shpëtimin e ish-ministrit të Brendshëm nga burgu.
Ndërsa priten debate forta në Kuvend për këtë çështje, pasi do të vendoset dhe për fatin e kërkesës së PD-së, nëse do të lejohet apo jo ngritja e një komisioni hetimor “anti- Tahiri”.
Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita.
Vetingu për policinë
Po ashtu, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratoje nen për nen dhe në terësi projektligji për vettingun në polici.
Një javë më parë ky projektligj u votua në parim. Mazhoranca dhe opozita kërkuan një javë kohë për të marrë në shqyrtim propozimet e LSI-së për projekligjin.
LEXO EDHE:
Nesër në Kuvend, diskutohet për Tahirin, ja cila është kërkesa e PD
Opozita u shpreh pro kësaj reforme që sipas do të çlironte policinë nga të inkriminuarit. Punonjësit e policisë do të vlerësohen në tre elementë kyç integritetin, pasurinë dhe profesionalizmin.
Vettingu do të zgjasë 24 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit. Po ashtu në seancën e rradhës Parlamenti do të votojë edhe për Kodin e Sjelljës, projektligj ky që është depozituar në Kuvend 3 vite më parë.
KOHA JONË SONDAZH

