Në Kuvend për studentët, Boçi: Abrogoni ligjin për arsimin
Pas një mungese të gjatë në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka folur me tone të ashpra kundër qeverisë, duke i dalë në mbrojtje studentëve.
Ai tha se PD përfaqësohet në Kuvend për shkak të kauzës së studentëve. Në emër të PD Boçi bëri thirrje për abrogomin e ligjit për arsimin.
“Shprehim mbështetjen tonë për protestën e studentëve, që janë ngritur kundër sistemit dhe oligarkisë. janë ngritur kundër zhvatjes ndaj tyre dhe ndaj familjes së tyre. I ka hedhur kjo qeveri kundër, ndaj jemi sot këtu. Abrogoni ligjin për arsimin. Shqiptarët janë kundër kësaj qeverisje”, tha Boci.
KOHA JONË SONDAZH

