FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociata të ngrira, mediat greke: Anulohet takimi i Tsipras me Ramën, ndërhyri…

Mediat greke shkruajnë sot se kryeministri shqiptar Edi Rama ka anuluar një takim me homologun e tij grek Alexis Tsiprias në Korçë, takim që mund të zhvillohej më 8 prill e që do të përmbyllte më së miri arritjen e një marrëveshje për kufirin detar.

Sipas “Himara.gr” takimi që pritet të vendoste “pikat mbi i” është anuluar dhe pas tij qëndron Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në shkrim thuhet se, pas vizitës së tij në Bruksel, kryeministri shqiptar zhvilloi një takim të rrufeshëm në Stamboll me Erdoganin. Ato shkojnë më tej dhe thonë se pikërisht ky i fundit e ka këshilluar Ramën të mos firmosë marrëveshjen e detit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edi Rama javën e kaluar, pas kthimit të tij nga Brukseli bëri një udhëtim “rrufe” në Stamboll, ku u takua me Erdogan. Me sa duket ai donte ta informonte për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për zhvillimet në marrëdhëniet shqiptaro-greke, veçanërisht çështja e detit. Sipas burimeve shqiptare, Erdogan e ka këshilluar Ramën të bllokojë marrëveshjen me Greqinë”,- shkruan Himara.gr.
Capture
“Para vizitës së Ramës në Stamboll, të gjithë dukeshin të bindur se marrëveshja për kufirin detar ishte “fakt i kryer”. Por pas vizitës së tij në Stamboll dhe një takimi privat me Erdogan, Rama më shumë dhe më pak Bushati sugjerojnë se marrëveshja nuk mund të pagëzohej gjatë Pashkëve në Korçë, gjatë takimit të planifikuar Tsipra- Rama”,-theksohet më tej në shkrim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që takimi mes Ramës dhe Erdogan vjen në një kohë ku mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm tonet në kufirin detar mes dy shteteve.

“Athina po monitoron nga afër lëvizjet e qeverisë shqiptare ndërsa negociatat janë të ngrira”- shkruan “Himara.gr”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?