Negociatat/I quajti të leshtë, sot Rama u jep medalje ambasadorëve

Para 10 muajsh, në një takim me të gjithë ambasadorët e Shqipërisë në botë, kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër. Në atë takim në pikun e vapës së gushtit, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat ndaj diplomatëve.

”Si ka mundësi që keni qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip, kaq të leshtë… Unë nuk di ta justifikoj këtë boshllëk të trashëguar për kaq shumë vite, por siç e thashë edhe në 4 vitet që sapo mbyllim, ne kemi bërë një vrimë në ujë. Ende kemi diplomatë delenxhi e parazitë për të cilët ju bëj thirrje të ngrini zërin në komunikimet tuaja me lidershipin politik të Ministrisë së Jashtme”,-ishin fjalët e përzgjedhura nga Rama në atë takim në 2017.

Tre ditë më parë BE-ja vendosi që për Shqipërinë të shtyhen me një vit çelja e negociatave për anëtarësimin, e ndërsa sot kreu i qeverisë ka ndryshuar komunikimin me ta. 4 medalje mirënjohje për ambasadorët shqiptarë që shërbejnë në Holandë, Francë, Gjermani dhe në Bashkimim Europian. Por ironia qëndron në faktin se janë pikërisht këto shtete që dolën kundër Shqipërisë, me veto të fortë dhe me shtim të kushteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dritan Tola, Artur Kuko, Adia Sakiqi dhe Suela Janina pranuan medaljen, bazuar në pretendimin e kreut të qeverisë se Shqipërisë i janë hapur negociatat. Vendimi i BE-së është i prerë, nuk ka negociata deri në plotësimin e kushteve të vendosura, që duken se janë 15 jo dhe 3 siç pretendon qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimin e sotëm me ambasadorët, Rama u kujdes që në fjalimin e tij të mos mungonin falënderimet, dhe ti quajë ata si hallka e rëndësishme e betejës për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ndaj ju la edhe një kujtim, pasi Rama e quan si karrierën e tyre të papërsëritshme.

”Dua t’i kushtoj një falendrim të veçantë katër personave që na përfaqësojnë dhe që realisht kanë qenë kyç në gjithë përpjekjen diplomatike të jashtëzakonshme që kemi bërë në këto muaj. Besoj që është e drejtë që nga kjo histori, ku realisht po të mblidheshim bashkë me Ditmirin dhe katër personat të shkruanim një libër “Europa”, do të ishte një mrekulli nga pikëpamja e gjithë episodeve dhe kurioziteteve që mund të lexoheshin për atë që ndodh në korridoret e Europës për zgjerimin. U takon të katërve që nga kjo periudhë e papërsëritshme e karrierës së tyre diplomatike, të kenë një kujtim nga unë si kryeministër, medaljen e mirënjohjes së kryeministrit”, tha Rama.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?