Negociatat me Greqinë, Meta nesër takon Komisionin e Jashtëm në Presidencë
Ditën e nesërme, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim me Komisionin e Jashtëm. Takimi do të zhvillohet herët në mëngjes në orën 08:15 në ambientet e Presidencës.
Në fokus të takimit do të jenë diskutimet për paktin detar me Greqinë. Presidenti Meta ka kërkuar dy herë sqarime të hollësishme për të dhënien e autorizmit për nisjen e negociatave me Greqinë.
Një ditë më parë, opozita në Komisonin e Jashtëm ka kërkuar një seancë dëgjimore në Presidentin në lidhje me këtë çështje.
Të pranishëm do të jenë në presidencë edhe deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Jashtëm.
Përbërja e Komisionit për Politikën e Jashtme:
Mimi Kodheli – kryetare (PS)
Klajda Gjosha – zëvendëskryetare (PS)
Tritan Shehu – zëvendëskryetar (PD)
Elona Hoxha – Sekretare (PS)
Andrea Marto – anëtar (PS)
Ervin Bushati – anëtar (PS)
Adnor Shameti – anëtar (PS)
Evis Kushi – anëtare (PS)
Klotilda Bushka – anëtare (PS)
Eglantina Gjermeni – anëtare (PS)
Vasilika Hysi – anëtare (PS)
Rudina Hajdari – anëtare (PD)
Edi Paloka – anëtar (PD)
Klevis Balliu – anëtar (PD)
Nard Ndoka – anëtar (I pavarur).
KOHA JONË SONDAZH

