“Negociatat me Shqipërinë në sirtar”, deputeti i PD: Kështu ndodh kur të hyn vetja në qejf

“Bisedimet me Greqinë megjithë “terrin informativ”, duket se kanë rënë në një “pikë të vdekur”, gjë që ishte e paralajmëruar nga ne”. Kështu thotë deputeti i PD Tritan Shehu, në një postim në rrjetet sociale, reagim pas lajmit të një dite më parë ku thuhej se qeveria greke ka vendosur ta shtyjë për më vonë finalizimin e marrëveshjes paketë me Shqipërinë.

“Në sirtar, negociatat me Shqipërinë”, me këtë titull e përditshmja greke “Kathimerini” shkruan se për shkak të debatit të brendshëm politik, pas marrëveshjes me Shkupin për emrin e ri të Maqedonisë, pritet që Rama dhe Tsipras të shtyjnë nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Diplomacia jonë është në vorbullin e një dështimi të ri; çdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashtme tashmeë është tejkaluar pa rezultat”, vijon deputeti Shehu.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I PLOTE I TRITAN SHEHUT

Swiss Digital Mobile Reklama

Bisedimet me Greqinë megjithë “terrin informativ”, duket se kanë rënë në një “pikë të vdekur”, gjë që ishte e paralajmëruar nga ne.

Diplomacia jonë është në vorbullin e një dështimi të ri; çdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashtme tashmë është tejkaluar pa rezultat.

Kjo ndodh se çdo gjë, prej pesë vitesh, po zhvillohet se prapthi, pa profesionalizëm e përgjegjësi nga Rilindja për këto marrëdhënie.

Marrëdhëniet shumë të rëndësishme me Greqinë, mbasi u shkatërruan qëllimisht nuk mund të arrijnë në nivelet pozitive e dinjitoze të viteve më parë me veprime aventureske, me qendrime e kërkesa të pa qarta e oshiluese, me kalime paradoksale nga përpjekjet bllokuese, tek servilizmat e lëshimet “vomituese”.

Greqia është një demokraci shumë e vjeter, me një diplomaci të konsoliduar, një partner i ynë strategjik me të cilën nuk mund të luhet me këto improvizime infantile, kërcënime e më tej lëshime ekstreme, pa stabilitet e besueshmëri.

Një politikë e tillë aspak serioze nuk mund të ketë sukses e është e destinuar të dështojë.
Ndërsa në lidhje me Marrëveshjen e Kufirit Detar siç po e tregojnë edhe zhvillimet, në këtë katraure të krijuar nga Rilindja ngel vetëm një zgjidhje dinjitoze e racionale për ne, ajo e drejtimit te Gjykata e të Drejtës në Hage, me mirëkuptim reciprok.

Kështu ndodh kur të “hyn vetja në qejf e kërkon të besh cubin” një herë e me pas detyrohesh të kthehesh tek roli i “shërbetorit” të bindur, por ama dhe ky me dy “zotërinjë”, gjë që e komplikon edhe më shumë situatën, duke krijuar një tablo tragjiko-komike.

Fatmirësisht është e do të jetë në fuqi së paku edhe për 5 vite Traktati i Miqësisë me Greqinë i realizuar në vitin 1996, se po të ishte për rilindasit…..!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?