Negociatat në 2019, Berisha: Një urim nga guvernatorët që nuk kapërdihet dot

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për vendimin që dhanë ministrat e jashtëm të vendeve të BE për shtyrjen me një vit të negociatave për Shqipërinë.

Përmes një statusi në “Facebook” Berisha e cilësoi të papranueshme faktin që për këtë vendim uruan edhe dy guvernatorët. Berisha tha se kjo është hera e dytë që shtyhen negociatat, pas asaj të datës 13 dhjetor të 2016-ës.

REAGIMI I BERISHËS

Swiss Digital Desktop Reklama

Nje urim si kafshate qe nuk kaperdihet!
Urimi, si rregull etik dhe moral nuk kthehet por vetem pranohet dhe falenderohet!

Swiss Digital Mobile Reklama

Por te urosh shqiptaret siç bene dy guvernatoret, se u shty edhe nje vit e gjysem diskutimi i rekomandimit per hapjen e negociatave, dhe kjo vetem pasi te plotesohen 13 kushte, nderkohe qe ky rekomandim pa kushte i Komisionit Europian duhej te miratohej të martën që kaloi, per mua si shqiptar tejkalon çdo tepri ndaj dhe nuk mund t’a pranoj!

Me kete rast dua te rikujtoj se kjo eshte shtyrja e dyte pas asaj te dt 13 dhjetor te vitit 2016 per hapjen e negociatave te BE me Shqiperine.

Nje urim i tille vertet mund te jete nje pilul per Edi Ramen apo nje alibi e suksesit te vet guvernatoreve ne largim, por mjerisht ngjet me ngushellimin qe behet per nje person qe vuan shume dhe qe ndarja nga jeta e shpeton nga vuajtjet apo dhimbjet e medha, ndaj ata qe shkojne ne pamje duke psheretire thone: ai i shkreti shpetoi! Ky urim nuk kaperdihet ndaj dhe me duhet t’i them njerezisht: No thanks!! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?