FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Negociatat në 2019, Fleckenstein mbërrin në Tiranë

Pasi BE-ja vendosi që çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të shtyhet për vitin 2019, raportuesi për Shqipërinë në BE, eurodeputeti Knut Fleckenstein, ka mbërritur në Tiranë. Mësohet se ai do të marrë pjesë në një diskutim, lidhur me atë çka pritet nga Shqipëria, pas 10 konkluzioneve të shpallura nga BE.

Në tavolinën e diskutimit, ku do të marrë pjesë edhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin, do të diskutohen edhe pritshmëritë dhe detyrat e Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen objektivat e vendit tonë, rekomanduar në konkluzionet e fundit të raportit të Këshillit Europian.

Këshilli i Europës vendosi në 26 qershor hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë brenda vitit 2019. Lajmi u përshëndet edhe nga vendet euroskeptike brenda BE-së, siç ishte dhe rasti i Holandës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?