Negociatat, Rama: Me këtë opozitë nuk debatohet. Kemi marrë një datë
Shtyrjen e çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë për qershorin e ardhshëm ka qenë edhe kryefjala në sallën e Kuvendit. Në tabelë qitje është vënë kryeministri Edi Rama, dhe ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Në fjalën e tij përpara grupit opozitar dhe të maxhorancës, ndonëse erdhi me vonesë në sallë, Rama tha se ka marrë ftesë për një vizitë në Bruksel. Nga ana tjetër, Rama akuzoi opozitën se punon kundër integrimit.
Pas dy ndërprerjeve në, seancës iu bashkua edhe Kryeministri, i cili e nisi fjalën e tij, duke renditur disa arsye për të cilat, sipas tij, me këtë opozitës nuk mund të debatohet.
“Çfarë mund të debatojmë ne këtu me këta? Të debatosh që Shqipëria ka këtë opozitë, e cila është vetmja në historinë e integrimit në BE që është kundër këtij integrimi. Këtë do të debatojmë ne këtu? Këtë e thonë të gjithë miqtë e Shqipërisë që ne takojmë dhe që u angazhuan për Shqipërinë dhe Maqedoninë, duke bërë më shumë se këta. Të debatosh pse opozita jonë është e vetmja që thotë Shqipëria dështoi, ndërsa Këshilli Europian ka edhe një kartolinë urimi për shqiptarët dhe maqedonasit. Që KE përshëndet vendimin që miqtë dhe partnerët tanë na urojnë dhe vazhdojnë edhe sot të na komunikojnë për të uruar. Është njësoj si të debatosh pse keni rënë në prerin e Esad Pash Toptanit? Sinqerisht ne nuk kemi fare punë me këta, se kemi mjaft punë për të bërë dhe në këtë stad të ri, barra jonë është plotësisht e rëndë dhe nuk mund t’i mbajë këta në kurriz”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

