Negociatat, Rama takon kancelarin austriak: Presim përgjigje pozitive
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën për shtyp me kancelarin austriak, Sebastian Kurz se Shqipëria pret një përgjigje pozitive nga BE për negociatat me Shqipërinë.
Kreu i qeverisë vlerësoi rolin e Austrisë në rajon dhe në mënyrë të veçantë në Shqipëri. “Austria është një avokate e fortë e Shqipërisë në BE”,- deklaroi Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, Kurz u ndal tek emigracioni ilegal dhe parandalimi i këtij fenomeni. “Shqipëria është gati të ndalojë emigracionin ilegal ne do ta mbështesim financiarisht. Shifrat e emigrantëve ilegalë po rriten dhe duhet të luftojmë këtë problem. Do flasim me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm”,- tha kancelari austriak.
I pyetur nëse do të çelen negociatat me Shqipërinë në qershor, kancelari u përgjig: “Do ta shohim këtë gjë. Nuk mund t’ju jap një përgjigje të saktë. Ka disa vende që e kanë të vështirë të thonë Po. Shqipëria ka bërë shumë dhe negociatat e pranimit janë drejt një rruge të mirë, por nuk mund t’ju them akoma se kur, por mund t’ju them se është në rrugë të mirë.”
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155844828406523/
KOHA JONË SONDAZH

