Negociatat, Vasili: Rama bind veten përpara shtëpisë që digjet

Placeholder Image

Nga: Petrit Vasili

Kryeministri absolutisht më i dobët dhe më i paaftë i Shqipërisë në të gjithë historinë e saj u çmend përfundimisht. I sëmurë psikik tipik ai flet me vehten dhe sheh ëndrra se si u hapën negociatat që u mbyllën për Shqipërinë.

Është budallëpsur krejt dhe budallenjtë, që ka përqark nuk i flasin dot. Nuk i kujtojnë as budallëqet që ka thënë po vete. Europa dje nuk i hapi negociatat. Europa vuri dje një mal me kushte poshtëruese, por të vërteta si krimi, trafiku i drogës, mbrojtja e banditëve të inkriminuar të qeverisë, zgjedhjet e vjedhura dhe dekapitimin e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Europa nuk ofroi asnjë mundësi të afërt si psh dhjetori. Europa e çoi problemin pas zgjedhjeve të saj të 2019, ku edhe ajo vetë është e paqartë me vehten e jo më me Shqipërinë. Praktikisht trenin e Europës e humbëm për shkak të një të çmenduri në krye të qeverisë, që do të ikë, por që po i le pas vendit një rrugë të kompromentuar rëndë të integrimit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kushdo që ka memorje të përgjumur, qofte në shqip, por edhe në anglisht, po ju kujtoj çka ka thënë kryederdimeni i qeverisë në parlament në prill të 2018 për rekomandimin.

Rama në parlament: “KE nuk bën dhurata, morëm rekomandim të pastër e pa kushte. “Rekomandimi pa ekuivok i KE-së është një dëftesë që mishëron kryerjen e detyrave në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim. Më tej kryeministri shtoi:”Rekomandimi i KE-së, është dokumenti që tregon që ne i kemi bërë një për një të gjitha detyrat”.

Dje Shqipëria ka marrë përgjigjen më të hidhur nga Europa dhe vetëm një i marrë si ky kryeministër, mund të qeshë si budalla kur shtëpia ka marrë flakë anembanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?