FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neritan Sejamini: Zhgënjyese që Alimehmeti e mbylli garën me një përqafim…

Neritan Sejamini ka komentuar përfundimin e primareve në Tiranë, me tërheqjen e kandidatit Ilir Alimehmeti, të cilit Belind Këlliçi i premtoi postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit”, analisti Neritan Sejamini, e cilësoi zhgënjyes këtë përfundim.

“Jam i zhgënjyer nga mënyra si mbaroi gara në Tiranë. Ajo përfundoi me përqafim dhe kandidati që ngjalli shpresën e shumë anëtarëve, do të bëhet nënkryetar bashkie.  Ky nuk është standart në Amerikë. Zv. Presidenti i Amerikës votohet, ndërsa nënkryetari Bashkisë nuk votohet, po të dojë kryetari e mban ose e heq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është gjynah që Alimehmeti e mbylli me një përqafim garën e tij”. deklaroi Sejamini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?