Nesër asnjë projektligj në seancë plenare/ Kuvendi mblidhet vetëm për interpelanca

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka miratuar rendin e ditës për seancës parlametare të ditës së enjte, ku bie në sy fakti që nuk do të ketë votim për asnjë projektligj.

Ashtu si javën e kaluar, pjesa më e madhe e debatit do të zhvillohet mes deputetëve dhe Ministrave të thirrur për interpelancë.

Kësaj radhe, është thirrur për interpelancë urgjente nga 7 deputetë të LSI, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla. Në fokus do të jetë ligji për arsimin e lartë, për të cilin mungojnë aktet nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar brenda 9 muajsh nga hyrja në fuqi, por kanë kaluar 2 vite e disa muaj. LSI e konsideron këtë një shpërdorim të detyrës, që ka krijuar kaos në universitetet publike duke rritur kostot e studimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, do të ketë një interpelancë edhe me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kërkuara nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ministrja do të japë shpjegime lidhur me ecurinë e kontrollit shëndetësor bazë, si dhe do të japë informacion për analizat e rezultateve të deritanishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e datës 22 Shkurt do të nisë me betimin e deputetit të ri të PD në qarkun e Beratit, Astrit Veliaj.

Sipas rendit të ditës, pas interpelancave do të vijohet me miratimin e përbërjes së nënkomisionit parlamentar “Për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas”, i cili do të kryesohet nga Eglantina Gjermeni. 5 anëtarë  të këtij komisioni do të jenë nga radhët e PS, 1 nga LSI dhe 3 nga PD, e cila nuk ka propozuar anëtarët e saj.

Në fund, deputetët do të votojnë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?