“Nga po vijnë milionat që hidhen në ndërtim?”

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu duke ju referuar të dhënave të ISTAT për ndërtimin shprehet se vitet e fundit janë shtuar sipërfaqet e ndërtimit, por nuk ka kreditime nga bankat. Në një koment në Facebook, Spahiu shtron pyetjen se “nga vijnë burime kaq të mëdha financiare”?

Postimi i plotë i Spahiut në Facebook:

“Nuk raportohet rritje e kreditimit nga bankat për sektorin e ndërtimit….!!!

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje (për një sipërfaqe totale 522 mijë metra katrorë) me rritje të numrit të lejeve prej 118%, në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë, ndërkohë që sipërfaqja është 2.5 herë më e madhe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetja është se nga vijnë burime kaq të mëdha financiare, që kanë çuar në dy herë e gjys më shumë sipërfaqe ndërtimi, vetëm në tre mujorin e parë, në Bashkinë e Tiranës….???

Me këto ritme, pritet që Euro/Lek të kuotohet me gjysmën e vlerës që ka sot, brënda vitit….!!!

Mjerë prodhimi, mjerë eksportet. Nuk e di se si do t’ja dalin…!!!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?