FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ngjarja në Mynih, Basha: Dhimbje kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar çnjerëzore ngjarjen e së premtes në Mynih të Gjermanisë, ku humbën jetën disa persona e mes tyre edhe tre të rinj shqiptarë.

Kryetari i PD-së Basha, në postimin e tij ne  Facebook shprehej sot:

“Jam i tronditur nga akti i verbër, çnjerëzor i të premtes në Mynih të Gjermanisë, ku mes viktimave të pafajshme që kanë humbur jetën janë tre të rinj shqiptarë, Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Diamant Zabergja që humben jetën nga ky akt barbar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ngushëllimet më të thella familjeve Sulaj, Segashi dhe Zabergja. Ne këtë moment të rëndë hidhërimi dhe dhimbje kombëtare jemi me zemer dhe mendje pranë tyre, të bashkuar për ta përballuar dhimbjen e madhe”, shkruan Basha në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?