Ngjela: Hitleri mori pushtetin me akte normative. Rama po e provon. Jemi nën tiraninë e mazhorancës

Spartak Ngjela
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese por është tirania e mazhorancës që po shfrytëzon këtë. Sipas Ngjelës Gjykata Kushtetuese është e bllokuar pasi mazhoranca bllokon pikërisht zëvendësuesit e atyre që u hoqën nga Vettingu.

Ngjela kujton se ka qenë ai që ka propozuar që në Kushtetutë të futeshin edhe aktet normative duke kujtuar se ndërkombëtarët e paralajmëronin që edhe Hitleri në pushtet erdhi me anë të akteve normative.

“Mazhoranca mund të kthehet në oligarki tiranike. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, është tirania e mazhorancës. Aktet e Ramës rrëzohen dhe në Gjykatë Administrative. Edhe në problemin e aktit, e kam futur unë aktin normativ në Kushtetutë. Spartak më thanë, Hitleri ka ardhur me akte normative. Ky provoi ato të atyre.”- tha Ngjela.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?