Niko Peleshi: Dalja e PD nga Kuvendi goditi sistemin politik

Pas fjalës së Ditmir Bushatit, një tjetër zë reflektues është ngjitur në foltoren e Parlamentit. Edhe fjalimi i Niko Peleshit, nuk është përqendruar në sulmin ndaj opozitës që tashmë është në rrugë, në një gjendje kome, nëse kemi parasysh opozitën reale të dalë në 2017.

Ish-ministri i Ramës, gjithashtu ka sjellë në vëmendje reflektimin e tij personal për situatën politike në vend që nuk përfaqësohet nga opozita, por edhe nga partia e tij.

“Parlamenti shqiptar, nga një legjislaturë tek tjetra, nuk e ka rritur përfaqësimin intelektual dhe shoqëror. Politika nuk po tërheq më pasionantët e vërtetë dhe idealistët është kthyer në një fjalë të pisët. Faji duhet të gjendet brenda parlamentit”

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti i PS, tha se nuk duhet të fshihemi pas gishtit, pas vetëvrasja e opozitës, rrezikon çeljen e negociatave në qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot jemi të ftuar nga opozita shqiptare nga një sistem anti-sistem. Dalja e PD nga Kuvendi goditi sistemin politik. Populizmi në shumë vende, edhe në ato të BE, ka ecur. Jemi të disavantazhuar për të zgjidhur këto kriza tona të vogla. Kemi patur mundësinë dhe shansin që si vend i vogël të trokisnim në dyert e BE. Do ishte një mesazh frymëzyes për BE. Fitorja e presidentes sllovake ishte një model i mirë edhe për BE. Ky duhet të ishte edhe mesazhi ynë. Sot edhe vete brenda BE ka nevojë për shpresë dhe optimizëm. Rruga e opozitës, po na e heq këtë shans historik, po rrezikon për hir të vërtetës, për të mos u fshehur pas gishtin, edhe vendimin e qershorit. Prandaj duhet të jemi të shqetësuar për vetëvrasjen e opozitës”, tha Peleshi.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/580527009115865/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?