Lindita Nikolla tregon bisedën me Erdogan: Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh

Kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e zonës së Lezhës, Lindita Nikolla ka folur në përurimin e banesave të reja të ndërtuara nga Turqia pas tërmetit të 26 nëntorit duke shprehur falenderime për qeverinë turke që i financoi.

Lindita Nikolla tregoi bisedën që bënë aso kohe me Erdogan për projektin madhor të rindërtimit të lagjes së re me 524 apartamente. Në takimin që patën për t’i shprehur mirënjohje për solidaritetin, presidenti turk iu përgjigj: “Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh”.

Fjala ime është e mbushur me peshën e emocioneve që kam përjetuar këto kohë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pas rindërtimit. Sigurisht përjetimet e mia nuk ka të krahasuar me përjetimet e familjarëve që humbën shtëpitë, por kanë qenë të mbushur me përgjegjësinë që ju të ktheheshit në shtëpitë tuaja një orë e më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të dhjetorit pata nderin të takohesha me presidentin Erdogan, së bashku me një grup nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë e së cilës ishte dhe Shpresa, deputetja e Kurbinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

U përpoqëm maksimalisht në atë takim të ngrohtë për të shprehur të gjithë mirënjohjen për atë që po ndodhte se ishte shprehje e solidaritetit dhe miqësisë së ngushtë mes dy popujve tanë. Midis fjalëve tona, presidenti na u përgjigj thjesht: “Kjo është detyra që mund të bëjë një vëlla i madh”.

Sot presidenti Erdogan është këtu për të parë nga afër punën e kryer por edhe për t’ju uruar të gjithëve ju hyrjen në shtëpinë e re. Mirënjohje zoti President, faleminderit nga zemra“, tha Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?